Kina ka përdorur valët zanore në një incident në ujërat ndërkombëtare që rezultoi në lëndime të zhytësve australianë. Akuza është lëshuar nga qeveria e shtetit kontinent.
Ministri australian i mbrojtjes njoftoi se një luftanije kineze kishte bërë veprime “të pasigurta dhe joprofesionale” pranë Japonisë në fillim të kësaj jave.
Luftanija iu afrua një fregate australiane ndërsa zhytësit po pastronin rrjetat e peshkimit nga helikat e saj, tha ai. Anija kineze më pas lëshoi impulse të rrezikshme zanore, shtoi ministri.
Kjo kishte paraqitur “një rrezik për sigurinë e zhytësve australianë, të cilët u detyruan të dilnin nga uji”, nënvizoi ministri i Mbrojtjes Richard Marles.
Zhytësit pësuan lëndime të lehta që mund të ishin shkaktuar nga valët zanore. “Australia pret që të gjitha vendet, përfshirë Kinën, të operojnë ushtritë e tyre në një mënyrë profesionale dhe të sigurt”, tha ai.
Frigata australiane kishte komunikuar qëllimin e saj për të kryer operacione zhytjeje në kanale normale detare dhe duke përdorur sinjale të njohura ndërkombëtarisht, thuhet në deklaratë.
Ende nuk ka asnjë koment nga qeveria kineze lidhur me incidentin. Sipas Komitetit Këshillimor Mjekësor të Zhytjes, një organ me bazë në Londër, nivelet e larta të tingujve nënujor mund të shkaktojnë “marramendje, dëmtim të dëgjimit ose lëndime të tjera” te zhytësit. Incidenti i raportuar ndodhi të martën në Zonën Ekonomike Ekskluzive të Japonisë.
Anija australiane po kryente operacione në mbështetje të zbatimit të sanksioneve të OKB-së, tha zoti Marles, pa dhënë detaje./a2cnn
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...