Google ADS

Kina investon 12 miliardë dollarë në aviacionin civil

19:45 | 8 Janar 2019
Arbresh Info

Rregullatori i Aviacionit Civil të Kinës njoftoi se këtë vit planifikohet që investimet në asete fikse në sektorin e aviacionit civil të arrijnë në 85 miliardë juanë, ose 12 miliardë dollarë.

Administrata e Aviacionit Civil e Kinës shprehet se të ardhurat e përgjithshme nga transporti i aviacionit civil të Kinës, pritet të rriten 12 për qind në vitin 2019.

Sipas kësaj administrate do të bëhen përpjekje për të nxitur ndërtimin e aeroportit të ri ndërkombëtar të Pekinit dhe siguruar hapjen e tij për trafik ajror deri në shtator të këtij viti.

Aeroporti i ri pritet të arrijë një kapacitet mbi 70 milionë udhëtarë deri në vitin 2025.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme