Kina do t’i vendosë tarifa mallrave amerikane në vlerë prej 60 miliardë dollarësh, nisur nga 1 qershori.
Njoftimi vjen tri ditë pasi Shtetet e Bashkuara i rritën më shumë se dyfishi, tarifat mbi importet e Kinës, në vlerë prej 200 miliardë dollarësh.
Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump, mohoi se konsumatorët e SHBA-së do të paguajnë për tarifat më të larta ndaj mallrave kineze dhe e paralajmëroi Kinën që të mos e ndjekë shembullin.
Por, Komisioni i Politikave Tarifore të Kinës tha se Pekini “nuk do të gëlltisë asnjë frut të hidhur” që i dëmton interesat e tij.
Tarifat kineze do të aplikohen në më shumë se 5,000 prodhime amerikane, duke filluar nga 5% deri në 25%.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang, tha në një konferencë për media se Kina “nuk do të dorëzohet kurrë ndaj presionit të jashtëm”.
“Kina nuk duhet të hakmerret”, shkroi Trump në Tëitter, pak orë para vendimit të ri të Kinës.
Trump po ashtu tha se konsumatorët amerikanë mund t’i shmangin tarifat duke blerë prodhime të njëjta nga burime të tjera.
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...