Mediat shtetërore kineze thanë të shtunën se dyfishimi i aeroplanëve ushtarak amerikan në Detin e Kinës së Jugut iu ofron “kënaqësi” atyre, duke paralajmëruan në shkatërrimin e mjeteve ushtarake të SHBA-ve.
Në një cicërimë, mediumi kinez Global Times paralajmëroi gjithashtu se “Kina ka një përzgjedhje të gjerë të armëve të transportit ajror si DF-21D dhe DF-26”.
Dy transportues avionësh amerikanë po zhvillonin stërvitje në Detin e diskutueshëm të Kinës së Jugut të Shtunën, tha marina amerikane, pasi Kina kryente edhe stërvitje ushtarake të cilat janë kritikuar nga Pentagoni dhe shtetet fqinje.
Mediumi i drejtuar nga shteti kinez tha se analistët vunë në dukje se mund të shkatërrojnë aeroplanët ushtarak në çdo moment.
Kina dhe Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar njëra tjetrën se po nxitin tensione në pjesën ujore, në kohën kur marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve respektive janë acaruar në shumë segmente – tregti, marrëdhënie diplomatike, si dhe akuzat mbi Covid-19.
Shtetet e Bashkuara po akuzojnë Kinën se po përpiqet të frikësojë fqinjët aziatikë që po dëshirojnë të shfrytëzojnë rezervat e gjerë të naftës dhe gazit. Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami gjithashtu pretendojnë të kenë hise në Detin e Kinës së Jugut, përmes të cilit kalojnë rreth tre trilionë dollarë tregti çdo vit. /gazetamk/
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...