“Deklarata e SHBA-së është në kundërshtim me faktet dhe është e papërgjegjshme. Ne jemi thellësisht të shqetësuar me këtë gjë dhe kemi reaguar zyrtarisht te pala amerikane”, tha zëdhënësi Lu Kang, gjatë një konference për media.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze mbrojti “përpjekjet e palodhura” të Kinës për të promovuar denuklearizimin e Koresë së Veriut “përmes dialogut dhe konsultimit”.
Kina është njëra prej aleatëve të pakta që ka Koreja e Veriut dhe i ka ofruar mbështetje të rëndësishme për të ndihmuar ekonominë e këtij shteti të izoluar.
Presidenti Trump i ka kërkuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo që të anulojë vizitën në Korenë e Veriut, që ishte paraparë të zhvillohet javën e ardhshme.
Trump ka arsyetuar këtë kërkesë duke thënë se Koreja e Veriut nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm në denuklearizim.