Google ADS

Kina i dhuron 75 milionë dollarë Sudanit

14:02 | 27 Gusht 2017
Arbresh.info

Kina i ka falur borxhin Sudanit në vlerë prej 24 milionë dollarësh, ndërsa më pas i dhuroi një ndihmë financiare prej 75 milionë dollarësh, njoftoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kinës, Zhang Ming, në Hartum u takua me ministrin sudanez të Punëve të Jashtme, Ibrahim Gandur, ku u mbajt konferencë e përbashkët për mediat.

Ministri sudanez Gandur tha se Pekini është partner dhe mbështet Hartumin lidhur me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe çështjet për rajonin e Darfurit. Ai po ashtu theksoi se sot janë nënshkruar edhe disamarrëveshje për bashkëpunim mes dy vendeve.

Zëvendësministri kinez Zhang theksoi se Kina i ka siguruar Sudanit një ndihmë prej 75 milionë dollarë, dhe i fali borxhin e mëparshëm Sudanit ndaj vendit të tij prej 24 milionë dollarëve.

Zhang theksoi se Sudani është një vend i pasur me ujë dhe ka truall të frytshëm, duke theksuar se Kina dëshiron të investojë në bujqësinë e këtij vendi, duke përdorur teknologji bashkëkohore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme