Google ADS

Kina i dërgon ‘selam’ Koresë Veriore përmes ushtrimeve ushtarake

23:15 | 6 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Koreja Veriore ka marrë një mesazh direkt nga Pekini gjatë ditës së sotme, pasi Kina vendosi të kryejë ushtrime ushtrake në kufi me fqinjin ‘e lazdruar’.

Forca ajrore e Kinës zhvilloi ushtrime pranë gadishullit, duke u ushtruar për të mbrojtur kundër një ‘sulmi të papritur’, transmeton portali arbresh.info

Media kineze shtetërore, e cila në mënyrë efektive vepron si krah i propagandës për qeverinë e udhëheqësit Xi Jingping, tha se stërvitjet u zhvilluan herët dje.

Kjo media thekson se stërvitjen provokuese ndodhën pranë Detit Bohai, pranë gjirit të thellë të Detit të Verdhë që ndan Kinën me gadishullin Korean.

“Trupat e aftësive të reagimit të shpejtë dhe nivelet aktuale të luftimit janë testuar në mënyrë efektive”, thuhet në media.

Gjithashtu është theksuar se janë përdorur armë të reja kundër raketave ajrore, të cilat u testuan për herë të parë.

Kina kreu stërvitjet ushtarake pasi Koreja Veriore testoi raketën e saj të gjashtë balistike të avancuar me hidrogjen.

Ndërkohë, Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se veprimi ushtarak nuk është ‘zgjedhja e parë’ në lidhje me situatën e krijuar, por ka shtuar se ‘me keqardhje do të shohim se çfarë do të ndodh në ditët në vijim’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme