Ministria kineze e Tregtisë ka zbuluar një listë të 128 mallrave amerikane, përfshirë mish derri amerikan, fruta dhe verë, në një përpjekje për të kompensuar tarifat e fundit të metalit të imponuara nga Uashingtoni.
Autoriteti ka thënë se do të studiojë reagimin e publikut dhe se do të pranojë sugjerime nga biznesmenë dhe ekspertë deri në fund të marsit para se të marrë vendim, transmeton portali arbresh.info.
Në fillim të marsit, presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar urdhrin për të rritur prej 25 për qind tarifat në importin e çelikut dhe 10% në alumin. Pas kësaj ai ka bërë një memorandum për të vendosur tarifa shtesë prej 60 miliardë dollarëve në Kinë, shkak pretendimet për vjedhje intelektuale.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lu Kang u përgjigj në politikën e re të Trump, duke premtuar se Kina do të merrte masa hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara në rast se tarifat e reja vendoseshin mbi produktet kineze./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin