Nga 24 raste të reja me Covid-19 të raportuara në Kinë të shtunën, 11 ishin nga Qyteti Guangzhou, një qytet port me më shumë se 13 milionë banorë.
Të shqetësuar për rritjen e rasteve të reja me COVID-19 në këtë zone që nisën në fund të muajit maj, autoritetet kineze kanë urdhëruar kufizime më të forta.
Autoritetet kishin vendosur kufizime në fillim të javës, por nisën zbatimin e kufizime shtesë ndaj bizneseve dhe aktiviteteve sociale.
Zyrtarët në qarqet Nansha, Huadu dhe Conghua urdhëruan të gjithë banorët si dhe të ardhurit që të testohen për COVID-19.
Të premten televizioni shtetëror kinez njoftoi se është dhënë miratimi për përdorim në raste urgjente të vaksinës Sinovac Biotech tek moshat nga 3 në 17 vjeç. Programi aktual i vaksinimit në Kinë është i kufizuar vetëm për popullatën 18 vjeç e lart.
Në Indi të shtunën, ministria e Shëndetësisë njoftoi 120,529 raste të reja me COVID-19 të shënuara në 24 orët e fundit, numri më i ulët ditor i infeksioneve të reja në 58 ditë. Po sipas ministrisë më shumë se 3,000 vetë kanë humbur jetën brenda këtij harku kohor.
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins” prej fillimit të pandemisë në të gjithë botën janë shënuar më shumë se 172 milionë infeksione me COVID-19.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?