Kina ka njoftuar një ulje të ndjeshme me vlerë prej rreth 75 miliardë dollarë të tarifave për produktet e SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, Komisioni i Tarifave Doganore të Kinës tha se tarifat do të ulen në gjysmë “për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Sino-Amerikane”.
Komisioni theksoi se tarifat për disa produkte amerikane do të ulen nga 10 për qind në 5 për qind, ndërsa disa nga 5 për qind në 2,5 për qind.
Ministria e Tregtisë e Kinës, nga ana e saj, tha se “Kina shpreson që të dyja palët të mund të ndjekin atë që është rënë dakord në marrëveshje dhe të bëjnë përpjekje për të zbatuar pjesët e tyre përkatëse për të rritur besimin e tregut, për të promovuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të ndihmuar rritjen ekonomike botërore”.
Ulja, e cila do të hyjë në fuqi më 14 shkurt, vjen mes betejës së Pekinit me koronavirusin e ri që deri më tani ka marrë jetën e mbi 560 personave dhe ka ngjallur një shqetësim global.
Së fundmi, Pekini kritikoi Washingtonin për “përhapje të frikës dhe panikut” mbi shpërthimin e koronavirusit, duke theksuar se SHBA nuk ndihmoi në luftën kundër koronavirusit fatal.
Lufta tregtare SHBA-Kinë ka tronditur tregjet globale nga frika se mund të shkaktojë një ngadalësim global.
Ulja e tarifave ndjek marrëveshjen tregtare të “fazës së parë” të muajit të kaluar, e cila është përshëndetur si një moment historik në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës mbi dy-vjeçare tregtare midis dy ekonomive kryesore në botë, SHBA-ve dhe Kinës.
“Faza e parë” e marrëveshjes, e nënshkruar në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe zv/kryeministri kinez, Liu He, vendos një mekanizëm për të dyja palët drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
Për Washingtonin çështja është deficiti i saj masiv tregtar me Kinën, gjegjësisht 378.6 miliardë dollarë në vitin 2018, si dhe shqetësimet për vjedhjen e pronës intelektuale, përfshirë atë që administrata e presidentit amerikan e quan “politikë të transferimit të detyruar të teknologjisë” së Pekinit.
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi