Ndërkohë që vazhdon luftën në Ukrainë, Rusia nuk ka humbur kohë që të krijojë miqësi të reja, teksa ka inauguruar urën e parë rrugore mes saj dhe Kinës, sipas mediave të huaja.
Struktura do të lidh qytetin rus të Blagoveshchensk me atë të Heihe në territorin kinez, në lumin Amur, ndërsa në inaugurim morën pjesë disa personalitete të larta nga Moska dhe Pekini. Ceremonia u shty për dy vite për shkak të koronavirusit.
Sipas raportimeve nga agjencitë ruse, ura është e hapur për trafikun e mallrave dhe do të jetë në gjendje të kalojnë transit më shumë se 600 kamionë në ditë. Ura është një kilometër e gjatë dhe ka kushtuar 318 milionë euro për seksionin rus.
Kur të jetë plotësisht funksionale, ajo do të garantojë kalimin e një milion ton mallrave në vit, ndërsa për momentin nuk lejohet qarkullimi i pasagjerëve, për shkak të kufizimeve të Covid-19.
Objekti është pjesë e iniciativës ambicioze “Një rrip, një rrugë” , e cila synon të krijojë një hapësirë logjistike dhe teknologjike euroaziatike me qendër rreth Kinës, ndërsa ky projekt ka edhe konotacione të forta gjeopolitike./abcnews.al
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...