Zëvendëskryeministri kinez Hu Chunhua gjatë takimit të tij me Ministrin e Tregtisë së Britanisë, Liam Fox të enjten tha se Kina dëshiron të “forcojë plotësisht” lidhjet tregtare me Britaninë, pasi Londra është duke u përgatitur për tu larguar nga Bashkimi Evropian.
Britani ka dërguar një mesazh të fortë drejt kompanive kineze ku ka thënë se Britania është plotësisht e hapur për biznese pas largimit nga Bashkimi Evropian vitin e ardhshëm.
Reuters tha se Kina është njëra prej shteteve që Britania do të dëshironte të nënshkruante marrëveshje për tregti.
Muajin e kaluar, Kina i ka ofruar bisedime Britanisë për një marrëveshje për tregti të lirë. Duke u takuar në Pekin, Hu i tha Fox se Kina gjithmonë i ka vendosur marrëdhëniet me Britaninë në një nivel shumë të rëndësishëm.
Bisedimet formale nuk mund të fillojnë derisa Britania zyrtarisht të largohet nga Bashkimi Evropian./arbresh.info/
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij