Kina dërgon 9 satelitë në hapësirë

13:03 | 15 Shtator 2020
Arbresh.info

Kina sot dërgoi të paktën nëntë satelitë në hapësirë, theksuan mediat zyrtare.

Satelitët nga grupi Jilin-1 Gaofen 03-1 u ngritën nga Deti i Verdhë në orën 9:23 të mëngjesit, njoftoi Xinhua News, transmeton Anadolu Agency (AA)..

Raketa bartëse Long Mars-11 e ndërtuar në mënyrë autoktone u përdor për lëshimin, që është e para nga deti.

Javën e kaluar, Kina dërgoi një satelit vëzhgimi, Gaofen-11 02, në orbitë përmes një rakete transportuese Long March-4B.

Me punën e saj të zgjeruar hapësinore, duke përfshirë lëshimin e satelitëve, Kina është më afër përfundimit të stacionit të saj hapësinor.

Kina planifikon të përurojë stacionin e saj të madh hapësinor modular këtë vit, i cili do të vendoset në orbitën e ulët.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme