Kina ka nisur një goditje kundër Krishtlindjeve në një përpjekje për të frenuar qytetarët e saj nga festat perëndimore.
Sezoni festiv është një ngjarje e madhe në Kinë, pavarësisht se vendi llogaritet si ateist, shkruan “The Telegraph”, transmeton portali arbresh.info
Përkundër stolistjeve të mëdha që bëhen në Kinë, Partia Komuniste në pushtet ka bërë thirrje që të bojtoket festa e Krishlindjeve.
Frika e qeverisë kineze është se njerëzit vendas gjithnjë e më shumë po refuzojnë festimet dhe traditat e tyre kulturore për t’u kënaqur me “opium perëndimor”.
Në qytetin jugor të Hengyang, partia lokale i kujtoi njerëzve se asnjë anëtar i partisë ose familja e tyre nuk duhet të marrë pjesë në “aktivitetet fetare Perëndimore”.
Një valë e njoftimeve kundër festët së Krishlindjeve është bërë edhe nëpër disa universitete, të cilat kanë bërë thirrje që të rinjtë t’i rezistojnë “ndikimit të kulturës fetare perëndimore”.
Megjithatë, një grup akademikësh në Kinë kanë kundërshtuar Presidentin kinez Xi Jinping për shtrëgimin e rregullave./arbresh.info/
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...