Kina arreston një spiun japonez

11:44 | 19 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministria e jashtme kineze ka njoftuar arrestimin e një shtetasi japonez i cili është i dyshuar për spiunazh.

Arrestimi ndodhi në afërsi të kufirit të Kinës me Korenë Veriore, transmeton portali arbresh.info

Ken Higuchi u arrestua në qytetin port të Dalian, provinca Liaoning, më pak se 200 milje nga kufiri i Kinës dhe Koresë së Veriut.

Zyra e Sigurisë Kombëtare të qytetit Dalian po heton Higuichin për të përcaktuar nëse ai është një spiun kundër Kinës apo jo.

Edhe në vitin 2015, Kina ka arrestuar dy japonezë të akuzuar për spiunim.

Çuditërisht, Japonia ka mohuar se ndonjëri nga të burgosurit ishte i angazhuar në spiunazh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme