Kina aprovon edhe dy vaksina tjera

23:10 | 26 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Kina miratoi sot përdorimin e dy vaksinave të tjera të koronavirusit.

Vaksina Kansino kërkon vetëm një dozë dhe, siç u tha, është efektive në pothuajse dy të tretat e rasteve katër javë pas vaksinimit, transmeton portali arbresh.info

Vaksina e dytë u prodhua në Institutin e Biologjisë në Ëuhan, e cila është pjesë e ndërmarrjes shtetërore Sinofarm dhe është efektive në më shumë se 72 përqind të rasteve, shkruan AP.

Vaksinat nga Sinovak dhe Sinofarm janë aprovuar më parë për përdorim.

Të dyja kompanitë, pretendojnë se mund të prodhojnë një miliard doza të vaksinave në vit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme