Kina anulon bisedimet e tregtisë me SHBA

08:18 | 22 Shtator 2018
Arditë Shkodra

Kina ka anulluar bisedimet e ardhshme tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe nuk do të dërgojë zëvendës kryeministrin Liu He në Uashington javën e ardhshme, njoftoi Wall Street Journal.

Wall Street Journal tha se një delegacion i nivelit të mesëm ishte rrugës për në Uashington përpara vizitës së Liu, por udhëtimi tani është anuluar.-përcjell arbresh.info

Më parë këtë javë, Kina shtoi 60 miliardë dollarë të produkteve amerikane në listën e saj të tarifave të importit, pasi u kundërpërgjigj kundër detyrimeve amerikane në 200 miliardë dollarë mallra kineze të vendosura për të hyrë në fuqi nga 24 shtatori./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme