Google ADS

Kina akuzon SHBA se po “shpërndanë frikë” te qytetarët

17:02 | 3 Shkurt 2020
Arbresh.info

Qeveria kineze ka akuzuar SHBA-të për shpërndarjen e frikës dhe panikës te popullata rreth koronavirusit vdekjeprurës.

Kjo akuzë vije pas vendimit të SHBA-së për të deklaruar gjendje emergjente dhe ndalimin e hyrjes së shtetasëve të huaj të cilët kanë vizituar Kinën të paktën gjatë dy javëve të fundit shkruan arbresh.info

Janë më shumë se 17,000 raste të konfirmuar me koronavirus kurse 361 persona kanë ndërruar jetë pasi janë infektuar me koronavirus.

Jashtë Kinës, janë raportuar më shumë se 150 raste me koronavirus dhe një vdekje në Filipine.

Virusi shkakton probleme me frymëmarrje dhe simptomat e para shfaqen me ethe dhe më pas kollë e thatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme