Kina ka akuzuar presidentin amerikan Joe Biden, për “një gabim” në ftesën e Tajvanit për të marrë pjesë në një samit të demokracisë.
Tajvani u përfshi në listën e pjesëmarrësve për Samitin për Demokraci që do të mbahet muajin e ardhshëm, listë kjo e cila u publikua të martën nga Departamenti i Shtetit. Tajvani është një demokraci dhe vend vetë-qeverisës, por Pekini pretendon se është një provincë e Kinës, shkruan “The Guardian” transmeton arbresh.info
Zëdhënësja e Zyrës së Çështjeve të Tajvanit në Kinë, Zhu Fenglian tha se përfshirja e Tajvanit ishte “një gabim” dhe Pekini kundërshtoi “çdo ndërveprim zyrtar midis SHBA-së dhe rajonit të Tajvanit të Kinës”.
“Ky qëndrim është i qartë. Ne i bëjmë thirrje SHBA-së që t’i përmbahet parimit ‘një Kinë’ dhe tre komunikatave të përbashkëta”, tha ajo. /arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...