Kina akuzon kanadezët e arrestuar për spiunazh

16:42 | 4 Mars 2019
Arbresh.info

Kina ka akuzuar dy kanadezë për spiunazh, pasi tensionet në mes dy vendeve janë rritur me ekstradimin e një ekzekutivi të Huawei në SHBA.

Michael Kovrig, një ish diplomat dhe Michael Spavor, një biznesmen, u arrestuan në dhjetor pas arrestimit të Meng Ëanzhou në Kanada me dyshimin për mashtrim dhe shkelje të sanksioneve kundër Iranit, shkruan BBC raporton arbresh.info.

Zonja Meng ka paditur Kanadanë për arrestimin e saj, arrestim ky që është bërë me kërkesën e SHBA-së.

Nga ana tjetër Kina ka dënuar arrestimin e zonjës Meng. Shpata diplomatike ka dëmtuar marrëdhëniet Kanada-Kinë dhe arrestimi i dy kanadezëve është parë si hakmarrje e Pekinit për arrestimin e zonjës Meng.

Kanada zyrtarisht fillon procesin e ekstradimit të premten, por ky proces ligjor mung të zgjat dhe të mbetet në faza të hershme.

Cilat janë akuzat e Kinës kundër palës?

Z. Kovrig, i cili tani punon në Bruksel për Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG), “dyshohet për spiunim dhe vjedhjen e sekreteve kombëtare për agjentë të huaj” raportuan mediat e shtetit kinez.

Thuhet se Z. Spavor “i kishte dhënë informacione z. Kovrig lidhur me një shërbim të fshehtë.”

Deri tani Kina nuk ka dhënë detaje më të hollësishme rreth arrestimit të kanadezëve, vetëm kanë thënë se ata ishin të dyshuar për dëmtimin e sigurisë së Kinës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme