Shumë gra myslimane të popullsisë ujgure në Kinë kanë gjetur strehim nga autoritetet kineze përtej kufirit, në Kazakistan, në vendin e të parëve të tyre. Sidoqoftë, ato kanë trauma nga rrëfimet për keqtrajtimin e tyre.
Disa prej tyre thonë se ishin të detyruara të kryejnë aborte në provincën kineze të Xinjiang-ut, e cila banohet me shumicë myslimane. Gra të tjera thanë se autoritetet kanë përdorur pajisje për pengimin e shtatzënisë kundër vullnetit të tyre në kohën kur ishin të ndaluara në kampe.
Një grua ka raportuar se është dhunuar seksualisht, ndërsa shumë të tjera kanë thënë se janë ngacmuar në mënyra të tjera, përfshirë incizimin gjatë pastrimit të trupit.
Akuzat vijnë në kohën kur Kina po e zgjeron misionin e saj për shtypjen e pakicës myslimane, në të cilën nuk përfshihen vetëm ujgurët, por edhe kazakët dhe grupet tjera etnike.
Në dhjetor të vitit 2017, një grua e komunitetit etnik kazak me shtetësi kineze ishte ndaluar në Xinjiang pasi ishte kthyer nga Kazakistani vetëm pse në telefonin e saj u gjet aplikacioni “WhatsApp”.
Ajo ishte dënuar me arrest shtëpiak, ndërsa mjekët e kishin kontrolluar atë dhe kishin zbuluar se ishte në javën e dhjetë të shtatzënisë.
Zyrtarët i thanë se ajo nuk kishte të drejtë ta lindë fëmijën e katërt. Një muaj më vonë, gruaja tha se mjekët ia hoqën fetusin pa anestezion dhe ajo ende ka probleme shëndetësore për këtë veprim të tyre, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...