Një nga pyetjet kryesore këtë vit ka qenë se kur do të fillojë Lufta e Tretë Botërore, duke parë ngritjen e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve, shkruan arbresh.info.
Retorika agresive dhe me plot kërcënime mes Donald Trump dhe Kim Jong-un e ka dominuar vitin 2017.
Që në janar të këtij viti kanë filluar testet bërthamore të Koresë së Veriut dhe kërcënimet se së shpejti Koreja do të sulmojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kritikët kanë treguar se Koreja e Veriut ende nuk ka krijuar raketa të tilla që të mund të sjellin kërcënim serioz ndaj SHBA-vë, por veç ditë pas kërcënimeve të janarit SHBA ka rimodeluar sistemin THADD që është sistem mbrojtës ndaj sulmeve nukleare.
Postimet në Twitter të presidentit Trump veç e kanë keqësuar situatën. Ai vazhdimisht ka bërë kërcënime në drejtim të liderit korean Kim Jong-un duke thënë që do të ishte i gatshëm të jepte urdhrin për sulm direkt ndaj Koresë së Veriut.
Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit të Kombeve ka kërkuar mbledhje urgjente për të diskutuar çështjen e Koresë, ku presidenti Trump ka thënë që “njeriu i raketave” nuk duhet ta provokojë durimin e tij duke treguar edhe më tej se nga “ai gjithmonë e ka gishtin mbi raketat nukleare”.
Një deklaratë që bëri që Kim Jong-un të përgjigjet duke thënë se nuk e dëshiron luftën, por as nuk do të tërhiqet nga ajo po të jetë e nevojshme.
Këshilli i Sigurimit ka dërguar emisarin e parë pas 7 vitesh, por bisedimet nuk mund të quhen të suksesshme.
Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut ka thënë që sanksionet dhe kërcënimet e vazhdueshme kanë qenë shqetësuese duke treguar prapë që edhe lufta mund të bëhet opsion.
Përfaqësuesit e BE-së kanë kërkuar një zgjidhje paqësore në lidhje me konfliktin e raketave, ndërkohë që Presidenti Trump vazhdimisht ka kërkuar që e gjithë BE të vendos sanksione të reja për Korenë e Veriut.
Gjatë gushtit Koreja e Veriut ka lëshuar sulmin më të fuqishëm deri tash. Raketat kanë goditur territorin japonez duke nxitur reagimin e kryeministrit Shinzō Abe, i cili ka thënë se as Japonia nuk do të mbetet duarkryq kur “i vijnë sulmet te dera”.
Kjo ka bërë që gjatë gjithë tetorit të zhvillohen ushtrime nukleare mes Koresë së Jugut, Japonisë dhe SHBA-ve.
Fillimi i 2018 e gjen botën në konflikt të rrezikshëm mes dy liderëve pa cenzurë. /RronaJaka/Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...