Koreja e Veriut nuk e ka ndaluar programin e saj bërthamor dhe raketor në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.
Një raport gjashtëmujor i hartuar nga ekspertët që mbikëqyrnin zbatimin e sanksionit të Kombeve të Bashkuara u paraqit së fundi në Këshillin e Komitetit të Sigurimit për sanksione ndaj Koresë së Veriut.
“Koreja e Veriut nuk ka ndaluar programet bërthamore dhe raketore, dhe vazhdon të provokojë rezolutën e Këshillit të Sigurimit me rritje masive në dërgesat e paautorizuara të produkteve të naftës, si dhe transferimin e qymyrit në det 2018”, thuhet në raportin prej 149 faqesh.
Misioni i Koresë së Veriut në OKB nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar mbi raportin, shkruan Reuters.
Në raport, më tej thuhet, se Koreja e Veriut po përpiqet të shesë armë në “Lindjen e Mesme, në vendet afrikane, duke përfshirë rebelët Hutu në Jemen”, dhe se regjimi i Kim Jong- un po shkel ndalimin e eksporteve të tekstileve duke eksportuar mallra në vlerë mbi 100 milionë dollarë në periudhën ndërmjet tetorit 2017 dhe marsit 2018, në Kinë, Ganë, Indi, Meksikë, Shri Lankë, Tajlandë, Turqi dhe Uruguai.
Po ashtu, bashkëpunimi i ndaluar ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Sirisë “po vazhdon në mënyrë të pandërprerë”.
Raporti vjen pasi që Rusia dhe Kina paraqitën në Këshillin e Sigurimit mundësitë për të diskutuar lehtësimin e sanksioneve, pas takimit të presidentit amerikan Donald Trump dhe kolegut të tij nga Koreja e Veriut Kim Jong-Un dhe ranë dakord për denuklearizimin.
SHBA dhe anëtarët e tjerë të Këshillit besojnë se sanksionet duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze.
Në vitin 2006, Këshilli i Sigurimit unanimisht vendosi sanksione ndaj Koresë së Veriut në një përpjekje për të ndalur zhvillimin e programeve bërthamore dhe raketave në atë vend.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”