Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shprehu të mërkurën mbështetjen e plotë për presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa dy udhëheqësit e izoluar nga perëndimi u takuan në Rusi, mes zërave për një marrëveshje të mundshme për furnizimin me armë të Rusisë nga Pheniani. SHBA dhe aletarët e saj kanë paralajmëruar për pasoja në rast se një marrëveshje e tillë materializohet.
Udhëheqësi koreano-verior i tha presidentit rus përmes një përkthyesi se ishte i sigurt se ushtria dhe populli rus do të triumfonin në luftën në Ukrainë.
“Ushtria dhe populli rus me siguri do të arrijnë një fitore të madhe në luftën e shenjtë për ndëshkimin e një të keqeje të madhe, që synon të vendosë hegjemoninë dhe ushqen iluzione ekspansioniste”, tha ai, duke iu referuar perëndimit.
Më herët udhëheqësit e Rusisë dhe Koresë së Veriut vizituan kozmodromin Vostochny, ku gazetarët pyetën nëse Rusia do të ndihmojë Korenë e Veriut të ndërtojë satelitë. Sipas mediave shtetërore ruse, presidenti Putin u përgjigj: “Kjo është arsyeja pse erdhëm këtu”.
“Sigurisht, ne do të diskutojmë për bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet humanitare, si dhe situatën në rajon. Kemi shumë çështje (për të diskutuar). Duhet të them se jam shumë i lumtur që ju shoh dhe ju falënderoj që pranuat ftesën dhe erdhët në Rusi”.
Agjencitë perëndimore të zbulimit dyshojnë se Rusia po kërkon të blejë armë nga Koreja e Veriut për t’i përdorur në agresionin e saj ndaj Ukrainës, por Moska dhe Pheniani e kanë mohuar një gjë të tillë.
SHBA dhe aleatët e saj në Perëndim dhe Azi, kanë paralajmëruar disa herë Korenë e Veriut që të mos i ofrojë Rusisë municione.
Në një takim të Këshillit të Sigurimit të martën, ata i përsëritën këto paralajmërime.
“Ne do të vazhdojmë t’i identifikojmë, ekspozojmë dhe t’u përgjigjemi përpjekjeve të Rusisë për të siguruar paisje ushtarake nga Koreja e Veriut, apo çdo shteti tjetër që do të mbështesë luftën e Rusisë kundër Ukrainës. I bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të ndërpresë përpjekjet për të transferuar armë në Rusi”, tha zëvendës ambasadori amerikan në OKB, Robert Wood.
Ndërsa udhëheqësi koreanoverior viziton Rusinë, Pheniani lëshoi të mërkurën dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në brigjet e saj lindore. Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketat u lëshuan nga afër Phenianit dhe fluturuan rreth 650 kilometra./zeriamerikes/
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...