Një ish-e dashur e udhëheqësit komunist të Koresë së Veriut, është shfaqur së fundmi në mënyrë misterioze përkrah tij, gati nëntë muaj që kur bashkëshortja e tij legjitime është parë për herë të fundit.
Mikesha e mëparshme e Kim Yong Un duket se po zë ish-rolin e motrës së tij kur u shfaq para nisjes së një parade madhore ushtarake.
43 vjeçarja Hyon Song-wol, ishte ngarkuar me shoqërimin e figurave të ushtrisë në karriget e tyre dhe më pas i soli lulet udhëheqësit 36 vjeçar Kim.
Detyra të tilla më parë bëheshin nga motra e vogël e diktatorit Kim Yo-jong.
Hyon është vokalistja kryesore e grupit të vajzave Moranbong Band, dhe besohet të jetë njohur me Kim kur ata ishin të dy adoleshentë.
Mes këngëve të saj më të njohura janë ato me tituj “Zonja e shkëlqyer si kalë” dhe “E dua Penianin”.
Më 10 tetor ajo u shfaq në paradën madhore ushtarake të ushtrisë së Penianit ku u shfaqën dhe raketat balistike inter-kontinentale, por imazhet e saj u shfaqën vetëm ditët e fundit.
Ndërkohë bashkëshortja e Kim, Ri Jol-su nuk është parë që prej janarit dhe kjo i ka dhënë jetë spekulimeve se mund të ketë lindur.
31 vjeçarja Ri është martuar me Kim në 2009, në martesën me mblesëri nga babai i tij Kim Jong-il.
Çifti besohet se kanë tre fëmijë, nga të cilët më i madhi është një djalë 10-vjeçar.
Në 2012 zonja e parë u shfaq në publik me barkun dukshëm të rrumbullakosur.
Disa raportime thonë se ajo aktualisht po kujdeset për tezen e Kim, Kim Koyong-hui, e cila është e sëmurë prej kohësh. Zëra të tjerë aludojnë se Ri po merret me edukimin e vajzës së çiftit, e cila sapo ka nisur shkollën fillore.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...