Edhe pse teknikisht të dyja vendet janë ende në luftë, marrëdhëniet ishin përmirësuar në një masë gjatë vitit 2018
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është zotuar se do të takojë më shpesh liderin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in gjatë vitit të ardhshëm, për të diskutuar rreth denuklearizimit të Gadishullit korean.
Në një letër të rrallë të dërguar në Seul, Kim tha se dëshiron të arrihet paqe në mes të dy vendeve dhe të zgjidhet “cështja e denuklearizimit të Gadishullit së bashku”, tha një zëdhënës i presidentit Moon.
Lideri verior në letër ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të vizitojë Seulin më 2018.
Ai ka premtuar që do të shkojë në Seul pas vizitës që kishte bërë presidenti Moon në Pyongyan, në shtator të këtij viti.
Në vizitën e presidentit Moon në Korenë Veriore, ai kishte thënë se të dyja vendet duhet të bëhen sërish bashkë.
Edhe pse teknikisht të dyja vendet janë ende në luftë, marrëdhëniet ishin përmirësuar në një masë gjatë vitit 2018.
Kim Jong Un ishte takuar edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në vitin 2018, ku u zhvillua takimi i parë ndonjëherë i presidentit amerikan me liderin e Koresë Veriore, por përpjekjet për të rregulluar raportet në mes të dy vendeve kanë ngecur në muajt e fundit.
SHBA ka deklaruar se Korea Veriore nuk është përkushtuar plotësisht për tërheqjen nga armët bërthamore, ndërsa kjo e fundit ka shprehur kritika ndaj sanksioneve amerikane, për shkak të dëmeve në ekonomi. Përkundër mosmarrëveshjeve, një samit i radhës në mes të dy liderëve mund të mbahet më 2019.
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...