Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-Un, është informuar mbi planin për të hedhur raketa drejt Guamit, thotë media shtetërore.
Por sipas raportit thuhet se ai do të presë të shikojë veprimet e SHBA-ve përpara se të merr një vendim për ‘të sulmuar Guamin’, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Gjatë javës së kaluar, Koreja Veriore tha se po harton një plan për të hedhur katër raketa në det në territorin e Guamit.
E tërë kjo erdhi si pasojë e rritjes së retorikës mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore.
Raporti nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se Kim Jong-un “e shqyrtoi planin për një kohë të gjatë” dhe e diskutoi atë me zyrtarë të lartë ushtarakë.
Komandanti i forcave strategjike të Koresë Veriore ka theksuar se po pret urdhërat ‘pas përgatitjes për të sulmuar Guamin’.
Sekretari amerikan i Mbrojtje, James Mattis, ka paralajmëruar se se çdo sulm i Koresë së Veriut mund të përshkallëzohej shpejt në luftë. Ai tha se ushtria amerikane do ta mbrojë vendin “nga çdo sulm dhe në çdo kohë’.
Koreja Jugore e cila është alarmuar nga tensionet në rritje në rajon, i ka kërkuar SHBA-ve të kërkojnë zgjidhje diplomatike.
Në anën tjetër edhe Kina që është aleati i vetëm Koresë Veriore, ka bërë thirrje për zgjidhje diplomatike./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...