Kim Jong-un konfirmoi se i kishte shijuar një gotë gjatë takimit historik me Moon Jae-in, por ishte refuzimi i tij për të hequr dorë nga një tjetër ves që ka marrë vëmendjen e medias koreano-jugore.
Gjatë kursit të takimeve të tyre, Kim, i cili njihet si pirës i thekur duhani, nuk ndezi as edhe një cigare në praninë e Moon Jae-in, me sa duket në shenjë respekti për Presidentin koreano-jugor, që është plot 31 vite më i madh se ai. Cigarja e pandezur në një pikë të caktuar të samitit erdhi e papritur. Në fotografitë zyrtare të Koresë së Veriut, Kim shihet shpesh me një cigare në gishtat e tij, edhe në vizitat në një shkollë apo një spital fëmijësh dhe korrikun e shkuar u pa të pinte cigare edhe gjatë një lançimi rakete.
Por, të premten cigaret nuk u panë askund gjatë qëndrimit të tij në zonën e demilitarizuar, në bisedimet me Moon mbi një urë këmbësorësh në Panmunjon, edhe pse zyrtarët kishin lënë një taketuke mbi tryezë. Ai nuk e përdori as taketuken që i ishte vendosur atij përpara në bisedimet që shërbyen thjeshtë për të thyer akullin me Moon, në një dhomë pritjeje të Pallatit të Paqes.
Mund të themi me siguri se Kim ka shijuar një cigare në rrugën e kthimit për në Veri, pasi ai dhe Moon drekuan bashkë, ndërsa raportohet se ka shijuar pakëz nikotinë vetëm një herë në tokën koreano-jugore, qetësisht, duke rrëshkitur nga salla e banketit e tejmbushur, në mbrëmje, në një dhomë të ndarë.
Përveç respektit për Moon, zyrtarët koreano-jugorë besojnë se Kimi ka menduar se pirja e duhanit në mesin e bisedimeve për paqen dhe denuklearizimin mund të konsideroheshin si jopolitike./tch/
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike