Google ADS

Kim Jong-un nuk do të ndalet deri sa të demonstrojë fuqinë e tij në qytetet amerikane, thotë ish-shefi i CIA-s

22:17 | 20 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Koreja Veriore nuk do të heq dorë nga programi bërthamor deri në momentin që Pheniani të demonstrojë se mund të kryej sulm bërthamor në ndonjë nga qytetet e SHBA-ve, tha ish drejtori i CIA-s, Michael J.Morrell.

Pheninani vazhdon të ushqejë frikën për fillimin e Luftës së Tretë Botërore me retorikën e saj, gjithnjë e më shumë duke u bërë më agresiv kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve fqinje, shkruan “Daily Express”, transmeton portali arbresh.info

“Unë mendoj se ky program është tepër i rëndësishëm për Kimin, si nga perspektiva e sigurisë dhe nga perspektiva politike”, tha Morrell.

“Ai nuk do të ndalet deri sa ai të demonstrojë aftësinë për të vënë një qytet të SHBA-ve në rrezik”, shtoi ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Kim Jong-un kanë zhvilluar “luftë fjalësh”, të cilat ekspertët i konsiderojnë si fillimi i Luftës së Tretë Botërore.

Gjatë një debate në CBS, ish-shefi i CIA-s tha se “nëse Koreja Veriore merr hov dhe lëviz përpara dhe që ju bëni asgjë, atëherë është humbur një sasi e madhe e kredibilitetit.”

Ai ka shtuar se “lufta e fjalëve” në këtë drejtim është shumë e rrezikshme./arbresh.info/

Të ngjashme