Kim Jong-un nuk e mban fjalën, lëshon një raketë të re balistike

23:39 | 13 Maj 2017
Trina Galanxhi

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike në bregun perëndimor, ka deklaruar një zyrtar ushtarak i Koresë së Jugut.

Nëse konfirmohet, shkarkimi i raketave do të jetë testi i gjashtë i raketave të Koresë së Veriut kohët e fundit, transmeton portali arbresh.info.

Udhëheqësi Kim Jong-un po kërcënon të provojë një raketë tjetër, pavarësisht se është kundër konventave të OKB-së.

Rritja e aktivitetit të raketave është parë që kur Donald Trump urdhëroi anijet luftarake të SHBA-ve që të hynin në Gadishullin Korean.

Gjatë ditës së sotme, zyrtarë të Qeverisë në Korenë Veriore janë shprehur ‘të gatshëm’ të bisedojnë më Shtetet e Bashkuara. Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme