Kim Jong -un ka bërë një vizitë të papritur në Pekin.
Ky konsiderohet të jetë udhëtimi i parë i tij jashtë vendit që nga marrja e pushtetit në vitin 2011, transmeton portali arbresh.info
Detajet e mëtejshme të udhëtimit, duke përfshirë kohën e qëndrimit dhe takimet, nuk janë dhënë.
Burimet e afrëta me liderin koreani veriore kanë bërë të ditur për viztën e tij në Kinë, shkruan “Bloomberg”, transmeton portali arbresh.info
Spekulimet për vizitën e mundshme qarkulluan me shpejtësi, pasi mediat japoneze njoftuan se një tren special mund të kishte transportuar Kim përmes qytetit verilindor të Dandong.
Nippon TV tregoi pamjet e një treni që mbërriti të hënën në Pekin që dukej i ngjashëm me atë të përdorur nga babai i Kim Kim Jong Il, për të vizituar vendin pak para vdekjes së tij në 2011.
Vizita e paparalajmëruar është “historia” e fundit në serinë e “luftës” diplomatike mes SHBA-ve dhe Kinës.
Presidenti amerikan, Donald Trump për të ulur deficitin tregtar të SHBA-ve, ka kërkuar nga Kim Jong-un që të heq dorë nga armët bërthamore, ndërsa me Presidentin kinez, Xi Jinping është duke u “bërë një luftë tregtare”.
Ministria e Jashtme kineze, në lidhje me vizitën e Kim Jong-un ka deklaruar se nuk “është në dijeni”./arbresh.info/
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...