Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un e ka përshkruar përhapjen e koronavirusit si një ndër trazirat më të mëdha me të cilat po përballet vendi që nga themelimi i tij, raportuan mediat shtetërore.
Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) tha se 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit dhe rreth 174,400 kanë simptoma të etheve për shkak të virusit, transmeton portal arbresh.info
Korea Veriore e ka konfirmuat të premtën vdekjen e saj të parë nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.
Rreth 187,800 njerëz janë duke u karantinuar dhe trajtuar pas përhapjes së shpejtë të etheve që nga fundi i prillit, sipas KCNA.
Vendi, i cili është përballur me sanksione ekonomike ndërkombëtare për programet e tij bërthamore dhe raketore balistike, besohet të jetë i prekshëm ndaj sëmundjeve infektive për shkak të mungesës së ushqimeve dhe furnizimeve mjekësore./arbresh.info/
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...