Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka lëshuar një kërkim falje të rrallë personale për vrasjen e zyrtarit jug-korean, bën të ditur Seuli.
Kim thuhet t’i ketë thënë liderit të Koresë Jugore, Moon Jae-in që “çështja e turpshme” nuk duhej të kishte ndodhur, transmeton portali arbresh.info.
Koreja e Jugut ka thënë se 47-vjeçari ishte gjetur në ujërat e Veriut nga ushtarët.
Ai më pas ishte qëlluar për vdekje dhe trupi i tij ishte djegur, sipas Selit.
Nuk dihet se çfarë po bënte burri atje. Qeveria e Koresë së Jugut ka thënë se ai mund të ketë qenë duke u përpjekur për t’u larguar në Veri, por familja e tij e ka mohuar këtë.
Vrasja – e para e një qytetari të Koresë së Jugut nga forcat e Koresë së Veriut për një dekadë – ka shkaktuar zemërim në Jug.
Kufiri midis Koreve policohet fort, dhe Veriu mendohet të ketë një politikë “të qëllosh për të vrarë” për të parandaluar hyrjen e koronavirusit në vend./arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik