Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka forcuar pozitën e tij duke i dhënë një rol të rëndësishëm motrës së tij.
Kim Yo Jong do të jetë pjesë e Komitetit Qëndror të partisë komuniste, transmeton portali arbresh.info
Në një flajim para Komitetit Qëndror të partisë në pushtet, Kim ka theksuar se “armët bërthamore ruajnë paqën dhe sigurinë në gadishullin Korean dhe në Azinë verilindore, duke iu refereuar “kërcënimeve të imperialistëve amerikanë”.
Pozita e re e motrës së tij 28-vjeçare është bërë pas zëvendësimit të tezes së tij, Kim Kyong Hui, e cila ishte vendimarrëse gjatë kohës së udhëheqëjës së Kim Jong II.
“Kjo tregon se portofoli dhe pozita e saj është subtaciale dhe shfaq një konsolidim të mëtejshëm të fuqisë së famijes së Kim Jong-un”, tha Michael Madden, ekspert mbi Korenë Veriore.
Media shtetërore koreano veriore ka bërë të ditur se janë promovuar edhe disa ministra tjerë.
“Ristrukturimi i personelit në shkallë të gjërë, pasqyron se Kim Jon-un është duke e marrë seriozisht situatën aktuale dhe se ai është në kërkim të zbulimit të madh të promovimit të një brezi të ri politikanësh”, citohet të ketë deklaruar Ministri i Jashtë, Ri Yong Hu.
“Ri i cili në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e quajti Donald Trumpin “Presidentin e të ligës”, tani mund të indentifikohet si një ndër politikbërësit kryesorë në vendin komunit”, ka theksuar Madden.
Në javët e fundit, Koreja Veriore ka nisur dy raketa mbi territorin japonez dhe ka kryer testin e saj të gjashtë bërthamor, duke ngritur tensionet mes vendit komunist dhe Shteteve të Bashkuara.
Së fundmi është raportuar se Koreja Veriore po përgatitet të kryejë edhe një test të ri bërthamorë me rreze të gjata, ku sipas një deputeti rus që ka vizituar Phenianin, këto raketa mund të godasin edhe Shtetet e Bashkuara./arbresh.info/
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër