Google ADS

Kim Jong-Un fton Donald Trumpin në Korenë e Veriut, i kërkon ta vizitojë Pyongyang

18:47 | 16 Shtator 2019
L G

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, i ka bërë ftesë presidentit amerikan Donald Trump që ta vizitojë kryeqytetin e vendit të tij – Pyongyang, shkruan Guardian.

Kim ftesën i bëri Trumpit në një letër dërguar qysh në korrik, kurse sot është bërë e ditur nga mediat jug-koreane.

Letra ishte dërguar para se Koreja e Veriut të lansonte raketat me rreze të shkurtër, dhe është dyta në total që i është dërguar Shtëpisë së Bardhë.

“Në letrën e dytë që Trump e ka pranuar, Kim ishte shprehur i gatshëm të takohet me presidentit amerikan”, ka deklaruar një burim i afërt me rrethin e ngushtë të diplomatëve,i cili këto deklarata i bëri për të përditshmen Jungang Ilbo.

Trump dhe Kim janë takuar tre herë që nga qershori i vitit të kaluar për të diskutuar për programin e denuklearizimin e Koresë së Veriut. Ata ishin takuar në zonën e demilitarizuar që ndanë dy Koretë, por edhe në Vietnam. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme