Google ADS

Kim Jong-un feston me dy shkencëtarët që realizuan testet bërthamore

02:12 | 11 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Është kohë festimesh për Kim Jong-Un. Lideri komunist i Koresë së Veriit, në një rast “ad hoc” në Shtëpinë e Popullit në Phenian, ka lavdëruar dy shkencëtarët që kanë ndihmuar në realizimin e testeve bërthamore dhe ka lartësuar programin raketor të vendit.

Mes muzikës, ngjyrave dhe duartrokitjeve, janë celebruar 21 raketat e lëshuara në 14 teste të kryera. Dhe para së gjithash i fundit, më i rëndësishmi, ai i 3 shtatorit para pak ditësh.

Kim është shfaqur dukshëm i gëzuar. Me të kanë qenë të pranishëm edhe dy shkencëtarët, të cilët janë më shumë se 70 vjeç. Njëri përgjegjës i kërkmeve, tjetri i testeve. “Koreja e Veriut do t’i tregojë botës një Diell të ri”, – ka pohuar Kim-i. Suksesi më i rëndësishëm? Ai i 3 shtatorit: energjia e prodhuar nga shpërthimi i bombës bërthamore, mendohet se ka qenë rreth dhjetë herë më e fortë se bomba e lëshuar në Hiroshimë.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së, të hënën më 11 shtator, do të vendosë sërish sanksione të reja për të ndëshkuar Korenë e Veriut për testet e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme