Google ADS

Kim Jong-Un ekzekutoi për tradhti diplomatët e tij

20:32 | 31 Maj 2019
Arbresh Info

Lideri super stalinist i Koresë e Veriut ka ekzekutuar të dërguarin special në SHBA, pas dështimit të samitit të dytë mes Udhëheqësit Suprem Kim Jong-Un, dhe Presidentit të SHBA’ve, Donald Trump.

Kim Hyok Chol, i cili hodhi themelet për takimin në Hanoi të Vietnamit dhe shoqëroi Kim Jong-Un në trenin e tij privat, është ekzekutuar nga një skuadër pushkatimi për “tradhti ndaj udhëheqësit suprem”, pasi ka qenë “ai u ble nga SHBA’të” gjatë negociatave përpara samitit. “Kim Hyok Chol është ekzekutuar gjatë muajit mars në Aeroportin Mirim, së bashku me 4 zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Jashtme, pas një hetimi”, shkruan gazeta, duke cituar një burim të paidentifikuar. Zyrtarët e tjerë, nuk janë identifikuar në këtë shkrim , transmeton Gazeta Metro.

Kim Hyok Chol ishte homologu i përfaqësuesit special amerikan, Stephen Biegun, në përgatitjet për samitin e Hanoit gjatë muajit shkurt. Ministria e Unitetit në Korenë e Jugut, e cila përgjigjet për marrëdhëniet ndër koreane, refuzoi të komentonte në lidhje me raportin. Megjithatë, disa raportime paraprake nga Korea e Jugut mbi ekzekutimet në Korenë e Veriut kanë rezultuar më vonë të pasakta.

Ndërkohë, gazeta shton më tej se përkthyesja e Kim Jong-Un, është dërguar në një kamp burgimi për një gabim gjatë samitit. Ajo dështoi t’i përkthente propozimin e ri të Kim Jong -Un kur Trump deklaroi “s’ka marrëveshje” dhe u largua nga tryeza.

Kim Jong-Un dhe Trump u larguan nga kryeqyteti i Vietnamit pa marrëveshje, pasi nuk arritën në një ujdi për të ndalur programin bërthamor të Koresë Veriore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Këto lajme vijnë pasi dje gazeta zyrtare e shtetit të Koresë së Veriut, Rodong Sinmun, paralajmëroi se ata zyrtarë që kanë kryer vepra kundër partisë dhe revolucionit do të përballen me “gjykimin e ashpër revolucionar”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme