Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un me rastin e Vitit të Ri ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se tashmë aftësitë bërthamore të Koresë janë të plota dhe butoni i lëshimit bërthamor është gjithmonë në tryezë duke pritur vetëm gishtin e tij.
“I gjithë kontinenti i SHBA-së është brenda rrezes së armëve tona bërthamore dhe butoni bërthamor është gjithmonë në tavolinën e zyrës time. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo nuk është kërcënim por një realitet”, tha Kim gjatë programit të tij vjetor, shkruan Albeu.
“Pa marrë parasysh se sa Amerika dëshiron të na sulmojë me fuqinë e tyre ushtarake dhe me energjinë bërthamore, ata e dinë se tani kemi një fuqi kaq të madhe bërthamore dhe prandaj ata nuk do të guxojnë”, tha Kim, duke shtuar se arritja më e madhe e vendit të 2017 ishte ” arritje historike e plotësimit të aftësive tona bërthamore.”/albeu.com/
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...