Google ADS

Kim Jong Un e konsideron Amerikën “armikun më të madh”

20:03 | 9 Janar 2021
Arditë Shkodra

Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për avancim të armëve bërthamore dhe i ka quajtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “armikun më të madh”.

Këto deklarime të Kim Jong Un po cilësohen si një sfidë e ashpër për Presidentin e sapozgjedhur amerikan, Joe Biden, i cili pritet së shpejti ta marrë detyrën, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Politikat armiqësore të Washingtonit nuk do të ndryshojnë pavarësisht se kush e okupon Shtëpinë e Bardhë, por heqja dorë nga ato politika do të ishte thelbësore për marrëdhëniet Kore e Veriut – SHBA”, ka thënë ai për agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA.

“Aktivitetet tona të jashtme politike duhet të përqendrohen dhe ridrejtohen në nënshtrimin e SHBA-ve, armikut tonë më të madh dhe pengesës kryesore për zhvillimin tonë të përtërirë”.

Të ngjashme