Një anëtar kyç i rrethit të brendshëm të Kim Jong-un, i njohur si figurë ushtarake, është zhdukur në mënyrë misterioze nga jeta publike gjatë kohëve të fundit, duke nxitur thashethemet se ai mund të jetë ekzekutuar nga skuadra e vdekjes së Koresë Veriore.
Hëang Pyong-so, zëvendës marshal që mbante pozicion të lartë në ushtrinë e Koresë Veriore, nuk është parë në publik që nga 13 tetori, shkruan “Yonhap”, transmeton portali arbresh.info
Kim ka ekzekutuar më parë armiqtë e tij, duke përdorur metoda të ndryshme të tmerrshme, përfshirë të shtënat me armë anti-ajrore në distancë të afërt, ose duke i hedhur para para qenëve të pangopur.
Agjencia e lajmeve së Koresë Jugore, ka cituar burimet e saj që theksojnë se Hëang ishte përjashtuar nga Partia e Punës për shkak të qëndrimeve të “papastërta”, megjithatë agjencia e spiunazhit është duke shqyrtuar në detaje mbi dënimin e tij.
Vizita e Kim në malin Paektu gjatë fundjavës la të kuptohet se kishte të bëntë me ekzekutimin e mundshëm të Hëang.
Kim zakonisht viziton malin e shenjtë para ndonjë vendimi të rëndësishëm, sikurse ka vepruar dhe gjyshi dhe babai i tij./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...