Pamje të reja satelitore vërtetojnë zmadhimin e një impianti për lëshimin e raketave me rreze të gjatë në Korenë e Veriut. Fotografitë e kryera nga Planet Lab, të datës 19 dhjetor, theksojnë ekzistencën e një structure të re në qendrën e Piongsong, jo shumë larg kryeqytetit.
Ndërtesa ndodhet pranë Mars 16 Factory, ku mendohet se Korea e Veriut mund të jetë duke zhvilluar dhe prodhuae automjete që do të përdoren si hedhëse lëvizëse për raketat balistike me rreze të gjatë. Dokumentet janë publikuar në një moment ku tensioned janë në rritje dhe sipas disa ekspertëve nënkupton një deklaratë të re të liderit koreano verior, Kim Jong-un, i cili po i rikthehet linjës së ashpër kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një kohë që presidenti amerikan Donald Tramp po përballet me procesin për shkarkimin e tij. Sipas CNN që citon një burim në dijeni të linjës së mendimit të lidershipit të Penian, ndryshimi i strategjisë mund të jetë dhurata e Krishtlindjeve që Korea e Veriut paralajmëroi se do i dërgonte Uashingtonit javët e kaluara, nëse nuk do të ishet gjetur një propozim i ri për një zgjidhje të negociuar për cështjen bërthamore.
Peniani synon konsolidimin e statusit të tij si një vend i pajisur me armë bërthamore dhe nuk po përpiqet më të arrijë heqjen e sanksioneve, por duke u përqendruar në politikën e autonomisë politike. Lideri koreanoverior Kim Jong Un, si thekson dhe burimi i cituar nga CNN, është gati dhe të presë në krahasim nga Tramp, i cili shihet si shumë i prekshëm politikisht për shkak të procesit të shkarkimit dhe zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës. Në këtë pikë vijnë dhe kritikat nga ish këshilltari për sigurinë kombëtare amerikane Xhon Bolton, i cili akuzon administratëtn Tramp se është treguar shumë e butë në menaxhimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut. Bolton u shpreh se ideja që Uashingtoni po ushtron presionin maksimal ndaj Penianit, fatkeqësisht nuk është e vërtetë. Në pothuajse tre vjet të administratës, shtoi ai, nuk janë parë progrese të dukshme përr faktin se Korea e Veriut mund të marrë vendim startegjik për t’i dhënë fund programit të saj bërthamor.
Presidenti amerikan Tramp, iu shmang pyetjes për kërcënimin për hedhjen e një rakete koreanoveriore Brenda këtij viti, duke preferuar të bëjë shaka për faktin se Kim Jong Un do i bënte një dhuratë. Të shohim se cfarë dhurate do jetë dhe më vonë do merremi me ‘të, u shpreh Tramp, nga florida ku po kalon pushimet e Krishtlindjeve: “Mund të jetë një dhuratë e bukur. Ndoshta më dërgon një vazo të bukur dhe jo një test rakete”
Ndërkohë Pekini, Tokio dhe Seul i bënë apel Koresë së Veriut që të shmangë provokimet për sa I përket programit bërthamor.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...