Kim Jong-nam iu kishte lutur vëllait të mos e vriste

09:22 | 16 Shkurt 2017
Arbresh.info

Vëllai i Kim Jong-un e kishte lutur liderin e Koresë Veriore të i kursente jetën para se të vritej në Malajzi, kanë zbuluar zyrtarë të inteligjencës teksa policia ka arrestuar edhe një të dyshuar të dyte për vrasjen e tij.

Kim Jong-nam, 46 vjeçar, i kishte shkruar një letër vëllait të tij në vitin 2012, i cili morri detyrën e udhëheqësit të shtetit pas vdekjes së babait të tyre në 2011, në të cilën shkruhej një lutje për të hequr urdhrin për vrasjen e tij, transmeton arbresh.info.

Ky lajm vjen pas arrestimit të një gruaje të dytë të dyshuar se kishte hedhur sprej me një lëng helmues në fytyrën e Kim Jon-un në aeroportin ndërkombëtar në Kula teksa përgatitej të udhëtonte për në Macau, ku jetonte si i dëbuar.

Në letrën e shkruar, ai kishte lutur vëllanë për të rrëzuar një urdhër për vrasjen e tij dhe të familjes duke thënë se nuk kemi ku të fshihemi dhe ku të ikim dhe e vetmja mënyrë për të shpëtuar ishte të bënin vetëvrasje.

Ai kishte thënë për regjimin e Koresë Veriore se është “një shaka” dhe se së shpejti do të rrëzohet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme