Kemal Kiliçdaroglu, lideri i Partisë Republikane të Popullit turk (CHP) ka dalur si rivali kryesor i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për zgjedhjet e 14 majit.
Kilicdaroglu shpreson ta largojë Erdogan nga mandati i tretë, për shkak se ai i solli kriza ekonomike vendit e sidomos nga tërmetet shkatërruese të shkurtit, shkruan AFP.
Fushata presidenciale në Turqi filloi zyrtarisht më 10 mars dhe presidenti Erdogan, i cili po garon për mandatin e tretë, e di se kënd e ka kundërshtar.
Kemal Kiliçdaroglu, 74 vjeçar, një ish-burokrat, shpesh është përshkruar nga vëzhguesit si opozita polare e Erdoganit. Ai u zgjodh kandidat kryesor për garën presidenciale nga aleanca e gjashtë partive opozitare kryesore turke pas shumë javësh të negociatave dhe debateve.
“Sot, jemi shumë afër nga përmbysja e tiranit nga froni. Së bashku do t’i japim fund kësaj çmendie”, tha Kiliçdaroglu në ditën e nominimit të tij.
Gjithashtu, sondazhet thonë se gara do të jetë e ngushtë, duke shtuar se këto zgjedhje kanë qenë më të pasigurtat per presidentin qysh nga marrja e pushtetit në vitin 2003.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...