Google ADS

Kili rivarros poetin nobelist Pablo Neruda

11:24 | 27 Prill 2016
Arbresh.info

Kili ka rivarrosur eshtrat e fituesit të çmimit Nobel Pablo Neruda, pas  zhvarrosjes për të përcaktuar nëse ishte vrarë nga regjimit i diktatorit Augusto Pinochet, një mister që akoma nuk është zbuluar.

Tre vjet pasi u zhvarrosën të testohen për gjurmë të helmit, një arkivol që barte mbetjet e Nerudës u varros në ish-shtëpinë e tij në qytetin turistik të Isla Negra, përballë oqeanit Paqësor në përputhje me dëshirat e tij të fundit, transmeton arbresh.info.

Neruda, një poet i njohur, politikan, diplomat dhe bohem, vdiq në vitin 1973, në moshën 69, vetëm pak ditë pasi Pinochet, atëherë kreu i ushtrisë kiliane, përmbysi presidentin socialist Salvador Allende në një grusht shtet të përgjakshëm.

Shkrimtari, i cili ishte gjithashtu një anëtar i shquar i partisë Komuniste kiliane, ka qenë duke u përgatitur për të ikur në mërgim në Meksikë që të udhëhiqte rezistencën kundër regjimit të Pinochet, përcjell arbresh.info.

Ai vdiq në një klinikë në Santiago, ku ai ishte duke u trajtuar për kancerin e prostatës – shkaku zyrtar i vdekjes së tij.

Por dyshimet kanë rrethuar vdekjen e tij që kur ish-shoferi i tij deklaroi se Nerudës i është dhënë një injeksion misterioz në gjoksin e tij.

Shkencëtarët e mjekësisë ligjore në Universitetin e Murcia në Spanjë tha se vitin e kaluar kishin identifikuar një infeksion masiv bakterial të pashpjegueshëm në mbetjet e Neruda-së, duke rindezur kështu dyshimet e familjes së tij.

Pinochet, i cili sundoi Kilin për 17 vjet, instaloi një regjim që vrau rreth 3200 aktivistë të majtë dhe kundërshtarë të tjerë të dyshuar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme