Një tërmet me magnitudë 7.4 goditi Kilin verior pranë kufirit të tij me Argjentinën të enjten vonë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA. Epiqendra e tërmetit ishte 45 kilometra në juglindje të San Pedro de Atacama, Kili, një qendër turistike në skajin e shkretëtirës veriore.
Deri më tani, autoritetet e vendit të Amerikës Latine sigurojnë se nuk janë raportuar as viktima dhe as dëme të rënda materiale. Presidenti Gabriel Boriç siguroi përmes X se “deri më tani, nuk është raportuar për të lënduar apo dëme serioze, por ekipet në terren janë ende duke mbledhur informacion”.
Tërmeti kishte një thellësi prej 117 kilometrash (72 milje), sipas USGS, e cila ka të ngjarë të zvogëlojë intensitetin e lëkundjeve. Tërmeti i së enjtes goditi gjashtë provinca – Tarapacá, Antofagasta, Atacama, Coquimbo, Arica dhe Parinacota – tha shërbimi i urgjencës i Kilit.
Así reaccionan la mayoría de los Chilenos con un #Terremoto #Chile #Sismo #Temblor #Terremoto pic.twitter.com/9XjNxyjI6Y
— 💫✨Carolina Paredes✨💫 (@Caroline_walls6) July 19, 2024
Kili ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrit” në Paqësor, e cila është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj tërmeteve. Kilianët kanë ende kujtime të dhimbshme të një tërmeti me magnitudë 8.8 në vitin 2010 që shkaktoi një cunami dhe vrau 526 njerëz.
Rrjeti i Gjeoshkencës tha se tërmeti i së enjtes ishte më intensivi që goditi Kilin që nga viti 2016, kur një tërmet me magnitudë 7.6 goditi jugun e vendit./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...