Vullkani i aktivizuar Kilauea në shtetin e Hawaiit në SHBA me shpërthimin e fundit ka nxjerrë masën më të ngrohtë dhe më të shpejtë të lavës deri më tani.
Në rajon janë bërë alarmime për evakuime pas shpërthimit të lavës për shkak të shpejtësisë dhe ngrohtësisë.
Ekspertja e Institutit Amerikan të Studimeve Gjeologjike (USGS), Wendy Stovall, tha se lava është duke lëvizur me shpejtësi me të cilën do të mund të mbulonte gjashtë fusha futbolli brenda një ore, transmeton AA.
Stovall tha se vullkani ka hedhur lavë në lartësi deri në 61 metra.
Përmes një deklarate, Mbrojtja Civile e Hawaiit u bëri thirrje banorëve të rajonit të shpërngulen në vende të sigurta.
Po ashtu, njoftohet se në rajon kanë ndodhur edhe lëkundje të vogla të tokës.
Ndryshe, afër dy mijë persona në Hawaii janë evakuuar në vende të sigurta për shkak të lavës, shkëmbinjve dhe gazit helmues të nxjerrë nga Vullkani Kilauea, i cili u aktivizua në fillim të muajit maj.
Shpërthime në Kilauea, një nga vullkanët më aktivë në botë, ndodhin nga viti 1983.
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...