Mëngjesin e 5 shtatorit, autoritetet e qytetit urdhëruan banorët e Kievit që të mos largohen nga strehimoret, teksa Rusia kreu sulmet me dronë kundër kryeqytetit ukrainas.
Sulmet e Rusisë ndaj Kievit nisën gjatë natës.
“Ende janë disa dronë në hapësirën ajrore të kryeqytetit. Mos u largoni nga strehimoret”, paralajmëroi qytetarët kreu i Kievit, Vitaliy Klitschko.
“Alarmet për sulme ajrore po vazhdojnë. Mbrojtja ajrore po punon në kryeqytet. Qëndroni në strehimore derisa të ndalen alarmet”, këshilloi banorët kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko.
Ushtria ukrainase tha se edhe në disa rajone të tjera, përfshirë Çernihivin dhe Sumin, po sulmohen me dronë nga Rusia, shtet që nisi pushtimin e Ukrainës më 2022./rel/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...