NATO dhe shërbimet e posaçme perëndimore janë të përfshira drejtpërdrejtë në planifikimin e inkursionit ukrainas në rajonin rus të Kursk. Akuza erdhi nga këshilltari kryesor i Vladimir Putin, Nikolai Patrushev, i cili thekson se ishte perëndimi që solli në pushtet, juntën kriminale në Ukrainë, siç e cilëson. Në një intervistë për gazetën Izvestia zyrtari rus i quan të pavërteta pretendimet e Shteteve të Bashkuara se nuk janë të përfshira në operacionin që po zhvillohet në Kurks. Sipas tij, pa pjesëmarrjen dhe mbështetjen direkt të Uashingtonit, Kievi nuk do të kishte qenë në gjendje të hynte në territorin rus.
“Vendet e NATO-s kanë dërguar armë dhe instruktorë ushtarakë në Ukrainë, vijojnë të sigurojnë informacione të inteligjencës dhe kontrollojnë veprimet e grupeve neonaziste. Operacioni në rajonin e Kursk është planifikuar me pjesëmarrjen e NATO dhe shërbimeve speciale perëndimore”, deklaroi Nikolai Patrushev.
Kreu i ushtrisë ukrainase, Oleksandër Syrski raportoi se trupat e Kievit në Kursk, kishin avancuar edhe me 1.5 km gjatë 24 orëve të fundit, duke hyrë 35 km në brendësi të territorit. Sipas tij, 82 vendbanime përfshirë qytezën e Sudzhes dhe një zonë prej 1150 km katrorë, janë nën kontrollin e forcave ukrainase.
Syrski tha se kishin ngritur një zyrë të komandës ushtarake në Kursk, duke sugjeruar ambicien për të vijuar më tej.
Në një intervistë, ish-ministri i mbrojtjes Andriy Zagorodnyuk tha se qëllimi i Ukrainës ishte të detyronte tërheqjen e forcave ruse nga rajoni lindor i Donbas kur Rusia ka avancuar në mënyrë të qëndrueshme për muaj me radhë. Dhe sipas raportimeve të shtëpisë së bardhe Moska i ka tërhequr disa njësi këmbësori për t’i zhvendosur në Kurks./A2CNN
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...