Ushtarët rusë dhe ukrainas të robëruar janë shkëmbyer në rajonin Kherson në jug të Ukrainës.
Kievi ka liruar katër ushtarë rusë në këmbim të pesë ukrainasve. Lajmi bëhet me dije nga forcat armatosura të Ukrainës në jug.
Sipas njoftimit katër të burgosur rusë ishin shkëmbyer me pesë ushtarakë ukrainas në fshatin Posad-Pokrovske pas negociatave intensive.
Ky është shkëmbimi i pestë i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Rusia pretendoi kontrollin e Khersonit që në fillim të luftës, por Ukraina ka rifituar një pjesë të territorit të saj, sipas raporteve të lëshuara nga Pentagoni disa javë më parë./arbresh.info/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...