Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se “Kievi e ka fituar betejën”, por ka pjesë të tjera të Ukrainës ku forcat ruse “vazhdojnë të kryejnë mizori”.
“Ne pamë njerëz në rrugë dhe prova të qarta se beteja për Kievin është fituar”, shkroi në mediat sociale Blinken, i cili ka vizituar Ukrainën me sekretarin amerikan të mbrojtjes Lloyd Austin, transmeton portal arbresh.info
“Por, ne e dimë se kjo është në kontrast të plotë me pjesët tjera të Ukrainës, ku ushtria ruse vazhdon të kryejë mizori”, tha ai.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i përshëndeti bisedimet me Blinken dhe Austin si “inkurajuese” dhe “efektive” dhe tha se SHBA po ofronte mbështetje “të fuqishme” për vendin e tij.
Zelenskyy shtoi se ata kishin rënë dakord “për hapa të mëtejshëm për të forcuar forcat e armatosura të Ukrainës dhe për të përmbushur të gjitha nevojat prioritare të ushtrisë sonë”./sky/arbresh.info/
Lille sonte pa Zhegroven, ylli kosovar vazhdon rikuperimin
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diel...
Haxhiu: Isufaj e di kush nga prokurorët shkoi në zyrën e kry...
Kurti falënderon SHBA-në për mbështetjen në sektorin energje...
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurs...
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...